Kryedemokrati Lulzim Basha, në një mesazh për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të këngëtares së madhe, Nexhmije Pagarusha, shkruan se ajo ishte këngëtarja e preferuar e nenës së tij.

Bashke me ngushëllimet, e duke e quajtur atë, Zambaku i Shqiptarisë, Basha thekson se “Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”

Postimi i Bashës:

Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re