Skip to content

Ndarja nga jeta e Paulin Prekës, Meta: Shkodra humbi një personalitet, la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në artin shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të humoristit shkodran Paulin Preka. Meta në mesazhin e tij thekson se ndarja nga jeta e Paulin Prekës ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në artin shqiptar. Teksa liston cilësitë e spikatura të artistit, presidenti i shpreh ngushëllimet e tij familjes dhe komunitetit të artistëve.

Postimi i plotë: Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.

Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.

I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar!

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!

Të prehet në paqen e merituar!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb