Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi për pedagogen Edlira Haxhiymeri, e cila u nda nga jeta, pasi prej 5 vitesh përballej me një sëmundje të rëndë.

Meta shkruan se Haxhiymeri është një personalitet i shkencave sociale dhe arsimit të lartë, duke reflektuar shembullin e thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re