Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot familjen Zymberi në Gjilan, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të profesorit Shefqet Zymberit.

Ka qenë vet Meta ai që ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shpreh vlerësimin për kontributin e profesorit Zymberi.

“Vizitova sot në Gjilan familjen Zymberi, për të ndarë dhimbjen dhe shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Shefqet Zymberit, profesorit të nderuar, intelektualit, atdhetarit dhe veprimtarit të spikatur për çështjen kombëtare dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish-Jugosllavi. ”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re