Në aktivitetin për Ditën e Drejtësisë është mbajtur 1 minutë heshtje në nder të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini, i cili u nda nga jeta mbërmjen e së enjtes.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndau lajmin e trishtë me të pranishmit në takim teksa i ftoi të mbanin 1 minutë heshtje për respek të kontributit 40-vjeçar të prokurorit në drejtësi.

“Në emër të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ndaja me ju një lajm të trishtë. Mbrëmë është ndarë nga jeta prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, zoti Durim Bedini ku ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia mortore.

Në nder dhe respekt të tij, për hir të kontributit të tij 40-vjeçar të tij do t’ju ftoja të gjithëve që të mbanin 1 minutë heshtje. Qoftë i parajsës”, tha Kreu  KLP-së, Alfred Balla.

Prokurori Durim Bedini u nda papritur nga jeta pas një komplikacioni shëndetësor.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor. Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar. Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe professional”, njoftoi KLP.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re