Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të doktorit të shquar Shahin Kadare.

Përmes një mesazhi në “Twitter” kryedemokrati vlerëson figurën e Shahin Kadaresë, jo vetëm si mjek, por edhe si intelektual guximtar që në dhjetor të vitit 1990 ndryshoi historinë e vendit.

Mesazhi i Bashës 

Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Shahin Kadaresë. Përveçse një mjek me kontribute të pashlyera në fushën e tij, doktor Shahini do të mbetet në memorien e Shqipërisë si pjesë e atyre intelektualëve guximtarë që në Dhjetor të vitit 1990 ndryshuan historinë e vendit.

Edhe më pas ai nuk rreshti së qenuri një mendje e ndritur kritike, antikonformist dhe një profesionist i shkëlqyer në fushën e mjekësisë, duke nderuar emrin e madh të familjes së tij.

Identiteti intelektual i Shahin Kadaresë është garancia që shoqëria jonë do të ketë fuqi të nxjerrë gjithmonë garantë të vlerave politike, njerëzore dhe profesionale. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re