Skip to content

Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, Basha: Zëri i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjen e artistit të madh Sherif Merdani, i cili u nda ditën e sotme nga jeta në moshën 81 vjeçare.

“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe”, shkruan Basha.