Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit mjaft të njohur korçar, Teodor Vaso.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Vaso do të jetojë gjithmonë si protagonist i paharruar i dueli monumental midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.

“Edhe pse i dëmtuar rëndë nga qendërmbrojtësi Shulz, Teodor Vaso jo vetëm nuk e la fushën e blertë, por luftoi deri në sekondën e fundit në fushë për të mos demoralizuar shokët e atij ekipi historik dhe frymëzues për gjeneratat e mëvonshme”, shkruan ai.

Ndër të tjera, kreu i PL, shprehet se ai ishe një legjendë e futbollit korçar dhe kombëtar.

Reagimi i Metës:

Legjendat jetojnë! 🙏🏻⚽🇦🇱

Edhe Teodor Vaso do të jetojë gjithmonë si protagonist i paharruar i atij dueli monumental midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, që skualifikoi Nënkampionët e Botës me barazimin 0-0.

Edhe pse i dëmtuar rëndë nga qendërmbrojtësi Shulz, Teodor Vaso jo vetëm nuk e la fushën e blertë, por luftoi deri në sekondën e fundit në fushë për të mos demoralizuar shokët e atij ekipi historik dhe frymëzues për gjeneratat e mëvonshme.

Ishte kënaqësia ime të njihja nga afër këtë legjendë të futbollit korçar dhe kombëtar!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe gjithë dashamirësve të tij!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re