Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e ka vlerësuar si pozitive fushatën e Nismës Thurje për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Duka u shpreh se duke e diskutuar me njerëzit këtë proces, mund të arrihet një proces final.

Ai shtoi se sistemi aktual zgjedhor është një sistem i kalbur dhe se lejon që të rrjedhë vota.

Duka shtoi se do të ketë diskutime edhe me përfaqësuesit e partive të mëdha, lidhur me ndryshimin e sistemit.

“Koha e duhur që ta fillojmë si lëvizje. Duke e konsumuar me njerëzit mund të arrijmë një produkt final. Ne duhet ta themi si ide, dhe më pas të dalim në vende të tjera dhe në takime me qytetarë. Unë, Dash Shehi dhe Fatmir Mediu kemi bërë takime me deputetë të tjerë. Do të tentojmë të kemi përfaqësues të partive të mëdha. Njerëzit e duan këtë lëvizje dhe në fushatën zgjedhore që kaluam qytetarët kanë qenë të pakënaqur për listat e mbyllura. Ky sistem zgjedhor bën që të rrjedhë vota”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa lidhur me rikthimin e Lulzim Bashës, Duka është shprehur se dy pjesët e PD-së nuk bashkohen më, pasi sipas tij, ndarja mes tyre është parimore.

Unë nuk kam tagrin të shprehem për Bashën sepse nuk kam lidhje me partinë e tij, por unë kam thënë që sapo ata kanë filluar ndasitë, ata nuk bashkohen më sepse ndarjet e tyre janë parimore. Shumë më mirë është të bëhen dy formacione dhe ka shumë më tepër mundësi. Nëse këta do të ishin forca të ndara atëherë do të bënin një aleancë, dhe mund të kishin kandidaturë të përbashkët. Duhet të krijojnë një forcë politike, me Bashën apo pa Bashën për mua kjo nuk ka rëndësi. Ne jemi takuar me deputetë të Rithemelimit, tani mbetet të takohemi më kryetarë të partive”, u shpreh Duka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re