Skip to content

Ndau me ndjekësit lajmin e hídhur, kush është biznesmeni që Bes Kallaku i dedikoi fjalët prekëse

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndarjen e shpejtë nga jeta të mikut të tij të ngushtë, ndërsa shkruante një dedikim prekës në Instagram por pa ia përmendur emrin.

Mësohet se dedikimi në fjalë Besi ia ka bërë biznesmenit, Eugert Lazaj i cili u gjet shenja jete në banesën e tij më 30 korrik të këtij viti. Aktori shkruan se e kujton Lazajn  si një person me zemër të mirë dhe “me buzëqeshje të stampuar në fytyrë.” Sipas tij, kush e ka njohur, e di shumë mirë se ç’njeri ishte.

Vetëm pak minuta më parë aktori i humorit i ka dhënë lamtumirën një njeriu mjaft të rëndësishëm në jetën e tij dhe këtë ai e tregoi me fjalët e ndjera që shkroi bashkëngjitur me foton.

“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.

Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!”, shkruan në postimin e tij në “Instagram” Besi.