Skip to content

“Ndërgjegjësim maksimal”/ Kushi: Nxënësit më të mbrojtur në shkollë sesa poshtë pallatit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se në shkolla zbatohen rigorozisht masat anti-COVID.

 

Në një konferencë me gazetarët, Kushi tha se diçka të tillë e ka konstatuar nga vizitat e befasishme që ka bërë në shkolla.

 

Sipas saj, fëmijët janë më të mbrojtur në ambientet e shkollës sesa kur dalin jashtë saj.

 

“Kam bërë vizita të befasishme për të parë realitetin në shkollat tona dhe rezulton që ndërgjegjësimi i mësuesve dhe i nxënësve është maksimal. Nxnënësit janë më të mbrojtur aty brenda shkollës sesa kur dalin për të luajtur poshtë pallatit. Raportohet në kohë reale çdo rast. Kemi patur vetëm disa raste ku na është dashur ta mbyllim shkollën për të bërë dezinfektimin. Kemi 1 mijë mësues shtesë në sistem, e kemi shërpndarë në të gjithë vendin e përditësojmë sipas problematikave. I marrim nga portali “Mësues për Shqipërinë”.”

Evis Kushi shtoi se komunikimi dhe raportimi është i përditshëm me qëllim që mësimi të vijojë normalisht. Sa i takon mësimit online për studentët, ministrja u shpreh se universitetet janë të përgatitura.