Skip to content

Ndërhyri për të ndaluar policët që po rrihnin barbarisht një të mitur, shoqërohet me forcë në komisariat kryeradaktori

gazetari koha jone

Gjatë protestës së sotme uniformat blu kanë shoqëruar kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, i cili ndodhej në zonën e ish-Bllokut.

Kryeredaktori mësohet se është ndalur në momentin sapo ka dalë nga redaksia, kur u përpoq të ndalte disa efektivë të cilët po rrihnin një minoren. Në ato momente është afruar patrulla e policisë dhe ka shoqëruar me forcë kryeredaktorin në komisariat.

Protesta e sotme e mbajtur në kryeqytet u shoqërua me represion policor nga ana e efektivëve, të cilët shoqëruan masivisht të rinjtë që u mblodhën për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

/faxweb