Pedagogu i të drejtës ndërkombëtare, Hektor Ruçi i ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV komentoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, ku edhe ka propozuar një draft me qëllim qetësimin e situatës.

Sipas profesor Ruçit, Ramën e kanë zgjedhur ndërkombëtarët për të marrë këtë rol, pasi nuk mund të vijë Putini apo dikush tjetër. Ai shprehet se Rama është zgjedhur si i afërmi më i mundshëm te të dyja palët.

“Konceptimi bazë që na bashkon dhe na mundon në këtë proces është fakti që këto dy palët janë në konflikt të hapur me njeri tjetrin. Në një moment kur konflikti eskalon, në një konflikt ku nuk ke nxjerrë asgjë, në një konflikt ku je i anatemuar nga ata që të krijuan kush mendon se mund të ndërhyjë për të stabilizuar diçka. Nuk do vijë as Putini as ndonjë tjetër për të bërë mediatorin.

Me shumë gjasa Rama është vendosur nga dikush për ta bërë këtë punë. Ka kaq kohë që BE nuk po arrin dot, edhe SHBA po ashtu. Kush do ta bëjë? Duhet të futet dikush të ndihmojë. Unë e shoh Ramën si mediatorin e zgjedhur apo të vetëzgjedhur për të tentuar normalizimin e situatës. E kanë zgjedhur si më të afërmin e mundshëm te të dyja palët.

Për  mendimin tim të zgjedh ai që ka interes në zgjidhjen e konfliktit. Pra kemi parë tentativa të BE dhe SHBA për ta zgjidhur dhe ka dështuar”, tha Ruçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re