Dy adoleshentë, 15 dhe 16 vjeçarë, po kontrollonin vërdallë qytetit të tyre, i goditur rëndë nga një përmbytje masive.

Xhozefi dhe Dominik udhëtonin me biçikletë, kur papritur dëgjuan thirrjet e një gruaje për ndihmë. Djemtë panë një grua e cila po mbahej në koshin e një tabele basketbolli. Gruaja ishte zhytur krejtësisht në ujë dhe arrinte të mbante kokën lart, duke u mbajtur tek koshi.

Dy të rinjtë nuk e mendojnë gjatë. Lënë biçikletat dhe hidhen në ujë. Me të mbërritur pranë gruas, i kërkojnë asaj që të mbahej tek supet e tyre. Dy djemtë nisën të notojnë (në stil qeni), ndërsa gruaja u mbajt tek supet e tyre. Kishte dhimbje në pjesën e këmbëve për shkak se e kishte zënë ngërçi.

Të tre arrijnë të dalin në tokë.

“Kishte një rrymë që tentonte të na tërhiqte poshtë.”-tha njëri prej të rinjve.

Për median e huaj foli dhe një prej drejtuesve të repartit zjarrfikës, i cili tha se gruaja kishte hyrë për të notuar në ujë, por mesa duket është ndier keq dhe trupi i është bllokuar. Gruaja kishte hyrë në këtë zonë, që ishte plotësisht e mbuluar nga uji për shkak të përmbytjeve masive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re