Një fëmijë trevjeçar ra mbrëmjen e djeshme në Lumbardhin e Pejës, por fatmirësisht tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së një qytetari që është hedhur në ujë e më pas ndërhyrjes së disa të tjerëve (njëri, prind i vogëlushit).
Fëmija pësoi disa lëndime të lehta trupore. Falë ndërhyrjes në kohë të njerëzve, i mituri është larguar në kohë prej ujit. Më tutje në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e policisë e zjarrfikësit. Pasi fëmija është nxjerrë nga uji, ai së bashku me tre persona të tjerë janë dërguar në spital. Siç raportoi një media e Kosovës, personi që u hodh i pari për të shpëtuar fëmijën, ka marrë lëndime në njërën këmbë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës bëri me dije:
“Rreth orës 19:45 policia ka pranuar informatën se në lumin e qytetit, në vendin e njohur si “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë dhe në vendin e ngjarjen kanë dal menjëherë njësitet kompetente. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ambulanca dhe zjarrfikësit”, u shpreh ai.