Ka nisur aksioni për prishjen e të gjitha ndërtesave përgjatë shtratit te lumit te Gjanicës. Mëngjesin e kësaj të hënë fadromat e IKMT nisen shembjen e 19 objekte që janë shpronësuar me vendim te Këshillit te Ministrave.
 
Pjese e planit te prishjes janë edhe pesë objekte të tjera të përjashtuara nga procesi i legalizimit nga Aluizni.  Sipas inspektorëve për katër objekte, do të përdoren lëndë eksplozive.
 
Ky aksion është ne funksion te rehabilitimit te lumit Gjanicë dhe rikualifikimit urban te qendrës së Fierit. Gjatë aksionit nuk u regjistrua asnjë incident.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re