Koha që kjo vogëlushe kishte në dispozicion nuk ishte e gjatë. Nëna e Merjemit lutej për shpëtimin e vajzës, në pamundësi për të përballuar kostot e mëdha financiare që kërkoheshin për të kuruar të bijën. Vogëlushja kishte nevojë për një transplant të mëlçisë.

Pas thirrjes së bërë për ndihmë nga “Shqiptarët për Shqiptarët”, në një hark kohor të shkurtër, shqiptarët bamirës u bënë si kurdoherë bashkë, për të shpëtuar jetën e kësaj vajze, jetime.

Merjemi u nis disa ditë më parë në Turqi dhe nisi vizitat. Këtë mbrëmje Elvis Naçi ka përcjellë lajmin e mrekullueshëm se Merjemi e ka kryer tashmë operimin dhe gjithçka ka shkuar mirë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re