Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kryer një ndërhyrje e rrallë në gjendrën mbiveshkore.
Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se operacioni ka përfunduar me sukses.
Pacientja, shtoi Manastirliu, është kthyer në shtëpi pranë familjes.
“Edhe në një kohë të pazakontë si kjo që po kalojmë, mjekët tanë jo vetëm nuk kanë rreshtur ofrimin e shërbimeve për të gjithë pacientët në nevojë, por vijojnë të kryejnë edhe operacione tejet delikate, siç është ky që është realizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një ndërhyrje e rrallë në gjendrrën mbiveshkore, me metoda të avancuara, është realizuar për herë të parë në shërbimin e #urologjisë tek një 53 vjeçare nga Tirana, e cila sapo është kthyer pranë familjes shëndoshë e mirë🙏🏼 Ndërhyrja delikate (surrenalektonia e majtë laparoskopike), një operacion i shkallës së lartë të rrezikshmërisë u realizua me sukses falë meritës së mjekëve tanë të talentuar dr. Aurel Janko, dr. Dritan Rehovica, dr. Amarilda Arapi, dr. Ardian Kurti dhe infermiere Besa Seiti dhe Eliora Goxhabelli si edhe falë aparaturave të teknologjisë së lartë dhe kushteve që janë krijuar në spitalin modern të kirurgjisë ✅”
