Këto pamje të kapura nga kamerat trupore të këtyre oficerëve të policisë, duken si skena të ndonjë filmi hollivudian… veçse nuk janë të tilla. Ngjarja dramatike ndodhi në Los Angeles (SHBA), teksa piloti i një avioni të vogël ishte detyruar të bënte një ulje emergjente pas defektit të në mjet. Ai kishte arritur të ulej me vështirësi në afërsi të një hekurudhe, duke marrë disa lëndime trupore. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, kuptoi se atje po vinte me shpejtësi një tren i linjës.

Oficerët reaguan në kohë dhe vetëm pak sekonda para se treni të merrte përpara avionin, e me të dhe pilotin e plagosur, policët arrijnë të nxjerrin burrin e t’i shpëtojnë jetën.

Pamjet e kapura nga kamerat trupore u publikuan nga policia vetë dhe janë parë mbi 1 milionë herë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re