Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa kanë inspektuar punimet në rrugën “Taulla Sinani-Esma Dervishi” në Lushnje, segment i rëndësishëm i lagjes “Xhevdet Nepravishta”.

 

 

Ashtu siç iu ishte premtuar banorëve, ky aks rrugor është duke përfunduar brenda afatit.

 

 

“E kisha me shumë merak sepse kur biseduam me banorët gjithmonë a do të arrijmë ta mbarojmë në fund të vitit”– u shpreh Balla.

 

Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa bëri me dije se përgjatë këtij aksi do të ndërhyhet edhe në blloqet e banimit për të krijuar hapsira relaksuese për fëmijët dhe moshat e treta.

 

 

“Me fondet që kemi marrë edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndërhyjmë në blloqet e banimit për të krijuar ambjente shlodhëse për fëmijët dhe moshat e treta”.- tha kryetarja Sefa.

 

 

Më tej Balla shtoi se është me rëndësi që punimet që po kryhen në Bashkinë Lushnjë t’i rezistojnë kohës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re