Ky aks rrugorë  rreth 3 km i gjatë është unaza e Shkozetit, në qytetin e Durrësit. Një pjesë e mirë e kësaj rrugë që lidh autostradën  Tiranë-Durrës me Mbikalimin e Plepave ndodhet në gjëndje të mjerueshme. Ajo mban një ngarkesë trafiku përtej parashikimeve, sidomos në fundjavë kur shumë qytetarë i drejtohen jugut të vendit. Rruga është me gropa duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

 

Autotoreri Rrugor pritet të nisë ndërhyrjen, me fokus riveshjen asfaltike të këtij segemti si dhe mbushjen e gropave. Sipas kushteve të tenderit, bëhet fjalë për një fond investimi prej 125 milion lekë, ndërsa punë do të zgjasë 6 javë

 

“Kemi parë që kjo rrugë nuk mban më me mirmbajtje, pasi është dëmtuar shumë. Ndaj kemi vendosur me një ndërhyrje urgjente, të riasfaltojmë segmentin e plotë”, u shpreh Berberi.

 

Në fundjavë, kjo rrugë mban një fluks prej 96 mijë mjetesh, shifër kjo gati dy fish më shumë se parashikimet. Por kreu i ARRSH thotë se punimet do të kryhën gjatë muajit gusht.

 

Ne do zgjedhim të punojmë natën për të mos cënuar qarkullimin ditën

 

Thuajse në të gjitha akset rrugorë që lidhen me zonat turstike, ka një ulje të ritmit të punimeve infrastrukturore, për shkak se jemi në kulmin e sezonit dhe ka një rritje të ndjeshme të qarkullimit nga turistët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re