Skip to content

“Nderi është parimi që vë një popull në lëvizje”/ 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e re

zhqfrjtE fgdf sd

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut. Ai theksoi se kjo mbrëmje solemne nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.

  • “Në çdo kthesë të historisë kur shqiptarët janë mbledhur apo janë gjendur bashkë për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, po për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë tonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies tonë si subjekt kombëtar dhe shtetëror, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi luftën e drejt në një epokë të fundosur në padrejtësi, prijësi që mbrojti atdheun. Pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe përkatësisë tonë europiane, që ashtu siç shkruan Ismail Kadare, një emër Gjergj e kishte si Dielli, tjetri si Hënë, Skënderbe.
  • Të vetëdijshëm, siç thoshte Montesquieu, nderi është parimi që vë një popull në lëvizje dhe kur nderohet merita, kombi e njeh më mirë vetveten. Duke themeluar urdhrin e Skënderbeut, me këtë tekst, për kujtim të shpalljes së Republikës së Shqipërisë, themelohet Urdhri dhe Medalja e Skënderbeut, si i vetmi urdhër zyrtar.
  • Lejomëni t’ju sjell në vëmendje fjalët e Napoleon Bonaparte, kur themeloi Urdhrin e Legjionit të Nderit, ishte një republikan i lindur dhe tha që ka një qeveri e shtete, por çfarë janë institucionet, një masë e vogël rëre që i duhet hedhur një masë graniti. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti e hedhur në Shqipërinë e Re”, tha ndër të tjera Rama.