Skip to content

Nderim për 40 shpirtra, Putin zhytet në thellësi të Balltikut

putin podmornica

Gjatë vizitës së tij në ishullin Hogland të Balltikut, Presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në thellësinë e detit me një mininëndetëse kërkimore, për të parë nga afër një nëndetëse ruse të mbytur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një zhytës vendosi një pllakë përkujtimore aty në  nderim të 40 anëtarëve të ekuipazhit që vdiqën në tetor 1942.

“Unë e bëj këtë sepse njerëzit tanë po punojnë kudo – në ajër, nën ujë dhe nëntokë”, tha Putini pasi ndenji rreth një orë e gjysmë në thellësi.

Putin tha se mund të shihte nëndetëses e mbytur nga të gjitha anët dhe kështu kuptoi më mirë punën e atyre që rrezikonin jetën e tyre çdo ditë.