I ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, gazetari Arion Sulo tha se në datën 18 tetor nuk do të hapen negociatat, ndërsa kryeministri më pas do të ikë.

‘Kanë mbaruar punë me Ramën ata (ndërkombëtarët). Ne harruam një komponente shumë të madhe, datën 18. Në datë 18 ne kemi vendimin për negociatat. Nuk do hapen. Ka 4 vjet që jemi për të marrë vendimin e negociatave dhe 4 herë refuzim. 4 vjet në qeverinë Rama jemi justifikuar me gjeopolitikën, me konfliktet e brendshme, po tani që ikën Maqedonia e Veriut? Maqedonisë do ti thuhet po pa kushte.

Ikën kryeministri menjëherë. Do lerë fëmijët tanë dhe fëmijët tanë do ti lërë te oborri i pasur i Evropës. Do ti lërë te dera e mbyllur e Evropës. S’ka portë për ne të hapur. Do ketë një zhvillim politik ky vendim për ne.’-tha Sulo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re