Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar sot në emisionin Opinion është pyetur rreth çështjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Kjo ngjarje u shoqërua me reagime nga faktorët ndërkombëtarë të cilët thanë se godina u prish në një kohë që ata kishin kërkuar dialog mes palëve. Megjithatë Veliaj ka deklaruar se disa prej tyre i kanë kërkuar ndjesë. Ai tha se për këtë çështje janë kryer 12 seanca dialogu me ndërkombëtarët.

“Me komunitetin ndërkombëtar ka patur 12 seanca dialog, një pjesë e tyre janë ambasadorë të rinj, një pjesë më kanë kërkuar ndjesë pasi ju çova evidencën.

Pasi u informuan shumica e këtyre ndërkombëtarëve që kryetari i bashkisë përpara se ky të emërohej ambasador, kishte qenë 12 herë në 12 seanca, që ishte tërhequr nga kulla mbi teatër, ishte tërhequr nga prekja e sipërfaqes së teatrit, ishte tërhequr nga bashkëpunimi me privatin, me të drejtë thanë që u paske dalë borxhit”- tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re