Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një dokument të bërë publik nga Eduard Halimi, ku thuhet se “Venecia” ka rrëzuar Edi Ramën për Kushtetuesen.

Vasili shprehet se, ambasadorët duhet të lexojnë dokumentet dhe jo vetëm ato që iu dërgon Edi Rama.

Postimi i Petrit Vasili:

Ne ndihme te nderkombetareve “te paditur”!?

Keta nderkombetaret a lexojne ndonje dokument vetë apo vetem ato qe ju con Edi Rama?

Meqe kolegu Eduard Halimi ka pasur miresine ta beje publik opinionin e Komisionit te Venecias per Gjykaten Kushtetuese, po e ndaj serish me ju se mbase e shohin edhe keta nderkombetaret dhe te pakten nuk e thone prap se u bene gazi i botes.

Lexoni o miq nderkombetare se nuk eshte turp.

Turp eshte te japesh keshilla dhe alibi antikushtetuese alla state capture!!

Më herët, Eduard Halimi publikoi një dokument, ku sipas tij, tregohet se Venecia e ka rrëzuar Edi Ramën për Kushtetuesen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re