të një detyrim. PS nuk ka marrë ende një vendim për zotin Dako për pezullimin e tij nga kryesia ose si koordinator i qarkut, për sa kohë ka premtuar se çdo individ nën hetim ose në listat e zeza do të pezullohet nga partia. Kryeministri këta njerëz i ka ditur, ka pasur informacion më parë dhe i ka sjellë në politik si mekanizëm për të ardhur në pushtet në vitin 2013 dhe sot duhet të paguar kostot. Një nga problemet që ka zoti Rama në këtë periudhë pushimesh është të kontrollojë të gjithë arkivin e tij të fotografive dhe t’i presë këto fotografi. Një pjesë e individëve që ai e nisi karrierën politike janë sot ose në burg, ose në listat e zeza, ose individ për ndjekje penale për vepra shumë të rënda korruptive. Në këtë rast, lideri duhet të mbajë përgjegjësi”.
“Shqipëria, nevojë për pakt kombëtar për integrimin”

“Shqipëria nuk ka nevojë për një qeveri që mbetet peng i bizneseve të caktuara, i lobingjeve të caktuara. Ne kemi ndoshta nevojë për një pakt kombëtar për integrimin. Një pakt kombëtar që përjashton kryetarët e partive politike nga postet drejtuese vendimmarrëse në Shqipëri dhe që i jep një frymëmarrje jetës politike në Shqipëri, ndryshon sistemin elektoral dhe krijon shpresën në këtë vend se Shqipëria mund të ndryshojë. Nëse vazhdohet me riciklim të këtyre figurave, atëherë duhet të numërojmë shqiptarët që largohen nga ky vend”, tha Krasniqi në A2 CNN.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re