Burime për Fax News bëjnë me dije se ende nuk ka nisur mbledhja e Këshillit Politik ndërsa Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili prej një ore ndodhen të veçuar me ndërmjetës të ambasadës së SHBA.

Gazetarja e Fax News Eksiola Shehu raporton se takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë ndërkohë që mungon deputetja Rudina Hajdari.

Kjo e fundit burime bëjnë me dije se ndodhet në ambjentet e brendshme të Pallatit të Kongreseve ndërsa është e paqartë arsyeja pse është lënë jashtë këtyre diskutimeve.

Këshilli Politik kishte lajmëruar se do të mblidhej në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)