Erion Veliaj priti në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al Marri, të cilit në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin, i dhuroi Çelësin e Qytetit.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETARI I BASHKISE TIRANE

 

“Sot është patjetër një ditë gëzimi, se ne vlerësojmë një mik të shtrenjtë, por është edhe një ditë kur një miku të shtrenjtë, ne i themi faleminderit, mirupafshim deri herën tjetër, sepse ambasadori i Katarit mbyll shërbimin e tij në Tiranë. Ai ka marrë të gjitha falenderimet e ministres sonë të jashtme, kryeministrit, Presidentit të Republikës, por unë ndjej posaçërisht një falënderim dhe një mirënjohje të veçantë për të. Në qytetin e Tiranës kemi pasur edhe një raport njerëzor dhe një kontribut konkret për gjitha punët e bukura që, nëpërmjet ndihmës së Katarit, kemi arritur t’i bëjmë në Tiranë”

 

Ambasadori i Katarit i cili përmbylli mandatin e tij në Tiranë, falenderoi  kryebashkiakun për bashkëpunimet e frytshme që Katari dhe Tirana kanë realizuar.

 

ALI BIN HAMAD AL MARRI

 

AMBASADORI I KATARIT NË TIRANË

 

“Gjatë mandatit tim 5 vjeçar në Tiranë, kam gjetur një derë të hapur bashkëpunimi, falë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me anë të të cilit kemi bërë shumë punë të mira dhe jam shumë i lumtur që ky bashkëpunim ka dhënë fryte të prekshme. Në ditë të vështira kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit, qoftë në periudhën e tërmetit, gjithashtu edhe gjatë pandemisë”

 

Veliaj shprehu mirënjohjen për ambasadorin e Katarit, duke theksuar se ai do mbahet mend për “shkollat, kopshtet konkrete, për ndihmat në ditët e tërmetit dhe të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re