Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është nderuar nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

 

Ne ceremonine në ambientet e Kryeministrisë, kreu i qeverise edi rama u shpreh se kampionët sportive do të integrohen tek forcat e armatosura dhe do tu garantohet pension si ish-ushtarake.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPERISE

 

Të gjithë kampionët tanë janë të integruar në të nesërmen me forcat tona të Armatosura deri në fund të jetës së tyre aktive dhe kanë dhe pensionin e garantuar si ish-ushtarak, aq më tepër në kushtet ku përgatisim financimin për ushtarakët tanë duke arritur sot të kemi pagat në nivelin e të gjithë ushtrive të NATO në rajon, për t’u dhënë mundësinë të ndjehen të mbështetur dhe të vlerësuar

 

Pas marrjes së medaljes, kampioni i karatesë I EMOCIONUAR faleenderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar në rrugëtimin e tij.

 

ALVIN KARAQI

KAMPIONI SHQIPTAR I KARATESË

 

“Të gjithë jeni arsyeja që unë kam fituar. Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Falenderoj ekipin olimpik dhe presidentin. Nëse kjo medalje do ishte picë do e kishim ndarë bashkë. Faleminderit për mbështetjen morale dhe jo vetëm. Uroj të gjithë sportistët ta përjetojnë këtë ndjenjë që ndejë unë tani.”

 

Karaqi në qershorin e këtij viti fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë zhvilluar në Poloni, duke nderuar himnin shqiptar dhe ngritur lart flamurin kuqezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re