Policia ka sqaruar arsyen e ndërprerjes së energjisë gjatë takimit mes ministrit grek të Shtetit, Stavros Papastavros dhe Fredi Belerit në burg e Durrësit.

Sipas policisë, shkak është bërë rënia e zjarrit në një servis makinash dhe se ndërprerja ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta.

“Për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës”, njofton policia.

Zjarri në servisin e makinave, Durrës

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike në institucionin IEVP Durrës është e nevojshme të sqarojmë se:

Për shkak të rënies së zjarrit në një subjekt privat (servis makinash), për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës.

Për veprimet e nevojshme janë dashur jo më shumë se 5 minuta ndërprerje, deri në kthimin në skemë normale të furnizimit me energji elektrike për abonentët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re