Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës kanë ndërprere për herë të dytë bisedimet në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë ku po diskutohet me orë të tera për të gjetur kompromisin mbi reformën zgjedhore.

Damian Gjiknuri, Oert Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari hynë në ambientet e rezidencës në orën 11:00 nën praninë dhe mbikëqyrjen e ambasadores amerikane Juri Kim, diplomatit të BE Luixhi Soreka dhe ambasadorit britanik Dunkan Norman. Në ata u larguan për t’u takuar me krerët e partive përkatëse. Gjiknuri zhvilloi një takim në selinë e qeverisë me kryeministrin Rama, të cilit i paraqiti rezultatet e bisedimeve edhe Oerd Bylykbashi bisedoi me Bashën në selinë e PD

Negociatorët iu drejtuan më pas sërish rezidencës amerikane ku rinisën  bisedimet për reformën.  Palët ende ndahen për çështjet që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës zgjedhore si dhe procesin e ankimimit. Pas ndërprerjes së dytë të bisedimeve rreth orës 19:00, është bërë e ditur se palët do të kthehen në tryezë në orën 20: 30 për të vijuar diskutimet intensive. Një ditë më parë gjithcka u mbyll rreth orës 20:00 pas afro 9 orë bisedash ndërsa këtë të mërkurë gjasat janë që mbledhja të zgjasë edhe më shumë nëpritje të “tymit të bardhë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re