Ky është Kujtim Mero nga fshati Pojan, në Korçë. Ai bën apel për ndihmë pasi prej katër ditësh spitali i Korçës nuk po i mundëson shërbimin e dializës. Shkak, sipas Kujtimit, është bërë konfirmimi i një pacienti tjetër më Covid-19.

 

KUJTIM MERO

BANOR I FSHATIT POJAN

Neve nuk duan të na futin në dializë. Protokolli parashikon 48 orë por ne kemi 80 orë që nuk po futemi. Po dridhemi. Nuk po hymë dot në dializë. Kam katër ditë pa bërë dializë. Ka dal ajo me korona dhe duhet të bëjmë dhe ne tamponin. Por tamponin neve nuk po na e bëjnë.

 

Kujtimi akuzon bluzat e bardha se po neglizhojnë pacientët e dializës dhe se nuk po zbatojnë masat anti-covid.

 

Ky zotëria këtu e kanë future të shtunë me atë që doli pozitive për të bërë dializën dhe ajo ka qenë pa maskë. Infermieret hyjnë njëherë këtej nga këta të dyshuarit dhe pastaj kalojnë nga ne. Rastet të rralla kur u themi ne se nuk na e matin temperaturën. Ilaçet s’na i bëjnë. 

 

Pacientët thonë se mosmarrja e shërbimit u rrezikon atyre seriozisht jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re