Banesa e Maks Velos është shpallur monument kulture nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Artisti, piktori, intelektuali dhe shkrimtari, Maks Velo, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 84-vjeçare.
Ndërkohë në banesën e tij janë veprat artistike dhe kulturore të Maks Velos. Për këtë aryse ka pasur dhe thirrje të shumta nga artistët këto ditë që banesa e tij në Tiranë të mbyllet.
Ajo tashmë është monument kulture e kategorisë II dhe veprat e Maks Velos nuk do të humbasin por do të nderohen.
