Një ditë nga ndarja e jetë nga COVID-19 të ushtarakut Ndriçim Sallaku, Presidenti Ilir Meta, i ka akorduar Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Në postimin e publikuar në rrjete sociale, Meta thekson se dekorata i është dhënë në mirënjohje për lerat e larta atdhetare e njerëzore, që zoti Sallaku shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike e shkencore. Gjithashtu Presidenti e etiketoi gjeneralin e ndjerë si një ushtarak model e i shkëlqyer në karrierë.

Njoftimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!

Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e…

Posted by Ilir Meta on Sunday, March 21, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re