Një 31 vjeçare u gjet e pajetë ditën e sotme në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. E reja u gjet në një pallat të pabanuar pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake nga policia e Tiranës, dyshohet se 31 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.

ABC News mëson se 31 vjeçarja nuk ka qenë banorë e zonës në të cilën është gjetur e vdekur. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë pasi kanë konstatuar prezencën e saj. Nga verifikimet, rezulton se e reja është zbuluar se edhe më herët njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re