Ashtu siç i ndjeri e kishte lënë amanet, po zhvillohen sot homazhet në nder të Moikom Zeqos te Muzeu Historik Kombëtar.

Homazhet kanë nisur në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në 14:00, ku më pas do të përcillet për në banesën e fundit. Më herët familjarët janë shprehur se kjo ishte dëshira e tij e fundit, për t’ju dhënë lamtumira në një institucion që e drejtoi për 8 vite radhazi, 1997-2005.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re