Pogradec : Detaje të reja nga vdekja e 46 vjeçares mbrëmjen e djeshme. Viktima ka ndërruar jetë në banesë pas kthimit nga spitali ku ka shkuar për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, ajo vuante nga ankthi dhe cështje të shëndetit mendor dhe është paraqitur për qetesues në urgjencën e spitalit.

Dyshimet janë për arrest kardiak, ndërsa familjarët nuk kanë shfaqur pretendime në polici për sa i përket mjekëve apo kujdesit të tyre. Ka qenë policia ajo që vendosi ta cconte trupin e të ndjerës në morg për kryerjen e autopsisë, për proccedurë lidhur me këto raste. Pritet përgjigjia e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re