Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut ndërruan jetë dy persona nga koronavirusi.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 108 raste të reja, duke e çuar në 13076 numrin e personave të prekur që nga fillimi i pandemisë.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 75.48% e viktimave janë mbi 60 vjeç.

112 persona i janë shtuar listës së të shëruarve dhe që nga fillimi i pandemisë në këtë listë janë regjistruar 9625 persona.

Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është 1902, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në vendin tonë është 130,840.

Në krahasim me shtetet fqinje Maqedonia renditet në vend të tretë për nga numri i të infektuarve, pas Serbisë e cila regjistron mbi 29 mije raste me COVID-19 dhe Bullgarisë me mbi 14 mijë raste, pas tyre renditet Kosova me rreth 11 mijë, dhe në fund të kësaj liste qëndron Shqipëria dhe Greqia me pak më shumë se 7 mijë raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko