Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv për ditën e sotme, ku pak më herët u raportua për vdekjen e një 43-vjeçareje nga Durrësi.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.
I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Ky është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare./BW
