Humbje jetën nga koronavirusi 68-vjeçarja tek spitali Infektiv.

Ministrisë e shëndetësisë ka njoftuar se ditën e sotme ka ndërruar jetë një 68 vjeçare, L.K. e cila vuante edhe nga insuficienca renale.

68 vjeçarja sipas ministrisë së shëndetësisë ndodhej prej 10 ditësh e intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.

Në fakt deri më tani kanë ndërruar jetë edhe 2 persona të tjerë që kanë qenë të prekur nga Covid-19. Të dy rastet janë shënuar në qytetin e Shkodrës.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk do ti konsiderojë viktima të Covid-19, pavarësisht faktit se kanë rezultuar pozitiv në testimin e kryer nga epidemiologët.

Lexo edhe: Koronavirusi “mbërthen” spitalin e Shkodrës, 13 raste të reja me koronavirus

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 68-vjeçarja me COVID19, vuante nga insuficenca renale

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.
68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re