Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi aksidentoi një këmbësor. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku 39 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler ”, përplasi 75 vjeçarin D.XH. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës por s’ka mundur të shpëtojë.

“Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.“, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re