Ka ndërruar jetë aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja.

Të afërmit e saj kanë bërë publik lajmin e vdekjes së saj ku njoftojnë se:

“Te nderuar miq,

Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!

Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!

Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!

Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines,nga shtepia ne rrugen Fortuzi!

Me respekt nga familja”, njoftohet nga të afërmit.

Prej vitesh ajo jetoi e vetme në konviktet e Qytetit Studentit ku i vetmi burim i të ardhurave ishte pensioni prej 16 mijë lekësh.

Kushtet ekonomike herë pas here asaj nuk i premtonin vaktet e nevojshme të ushqimit, apo medikamentet e duhura,  ç’ka shpesh e detyronin të apelonte për ndihmë.

Ish e përndjekura veç të tjerash do mbahet mend edhe për inicimin dhe mbajtjen gjallë të një sërë kauzash të rëndësishme. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re