Bernardo Bertolucci, regjisori legjendar italian i njohur më mirë për filmat “Tangoja e fundit në Paris dhe “Perandori i fundit kinez”, vdiq në moshën 77-vjeçare, njoftoi media italiane.

Për “Perandorin e fundit” ai fitoi dhe një Oskar.

Ai mbahej si një ndër kineastët më të mëdhenj italianë, që nga Evropë mbërriti dhe shkëlqeu edhe në Hollivud.

Ai është gjithashtu fitues në Festivalin e Filmit në Kanë të vitit 2011.

Bertolucci vdiq në shtëpinë e tij në Romë pas viteve të luftës kundër kancerit, thonë mediat italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re