Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, gazetarja e njohur e ekonomisë Afërdita Selimi.

Lajmi për vdekjen e gazetares u bë publik përmes një postimi në Facebook nga “Lidhja e Gazetarëve Ekonomikë të Shqiperisë”.

Gazetarja e njohur mbylli sytë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ceremonia e Homazheve për Afërdita Selimin do të mbahet në ambientet e RTSH, në Hollin e Radio Tirana, ditën e premte, 23 Shkurt nga ora 10:00-11:00.

“Të dashur Kolegë, Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë. RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës. Në emër të grupit organizator të gazetarëve, dhe si një mik e koleg i Afërditës, Bardhi Sejdarasi dhe Alban Tartari”, shkruhet në postim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re