Skip to content

Ndërron jetë i moshuari në Velipojë, pësoi arrest kardiak teksa po lahej në det

Një 82 vjeçar ka ndërruar jetë në Velipojë. I moshuari ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det. I moshuari u dërgua pa shenja jetë në qendrën shëndetësore të Velipojës.

“Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.”, njofton policia.