Artistja shumë e njohur dhe ikona e ekranit italian, Raffaella Carrà, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Raffaella Carrà ndërroi jetë në orën 16:20.

E gjithë bota e televizionit në italian është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të Carrà. “Të përcaktosh Raffaella Carrà është e vështirë”, shkruan TgCom duke iu referuar multidimensionalitetit të artistes italiane e cila këndonte, kërcente, aktronte, prezantonte madje ishte një biznesmene e suksesshme.

Të gjitha këto kanë bërë që italianët t’i thërrasin “mbretëreshë” të ekranit, dhe që padyshim do t’i mungojë Italisë dhe jo vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re