Skip to content

Ndërron jetë Mbretëresha Elizabet II

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mbretëresha Elisabet ka ndërruar jetë këtë pasdite.

 

Lajmi u konfirmua nga Familja mbretërore përmes një postimi në Twitter.

 

“Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite. Çifti mbretëror do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”, thuhet në njoftimin e Familjes Mbretërore.

 

Lajmi se Mbretëresha nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore u bë i ditur ditën e sotme. Mbretëresha Elizabet u mbajt nën mbikqyrje mjekësorë në pallatin Balmoral në Skoci pasi mjekët u shprehën të shqetësuar për shëndetin e saj.

 

Familjarët shkuan të gjithë në Skoci për të qenë sa më pranë Mbretëreshës në momentet e saj të fundit.

 

Mbretëresha Elisabet mbylli sytë në moshën 96 vjeçare.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë