Etleva Gjoni humbi jetën në moshë të re, në Dimal. E reja ishte  mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka”, ndërsa shkak për ngjarjen tragjike u bë infarkti.

Lajmi i trishtë ka pikëlluar kolegët dhe nxënësit e saj, të cilët i kanë dedikuar disa rreshta prekës në rrjete sociale.

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepise apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës.

Po ashtu, lajmi tragjik është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e shkollës ku e ndjera punonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re