Ministri i Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe zëvendësi i Emirit të Dubait Sheiku Hamdan bin Rashid Al Maktoum ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Al Maktoum e konfirmoi në Twitter vëllai i tij dhe Emiri i Dubait Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Megjithëse autoritetet e EBA-së nuk theksuan shkakun e vdekjes, mediat lokale raportuan se Al Maktoum ka pasur probleme shëndetësore për disa muaj dhe ishte në trajtim jashtë vendit në tetor të vitit të kaluar.

I ndjeri Al Maktoum ka qenë ministër i Financave të EBA-së që nga viti 1971, kur u formua qeveria e parë e vendit dhe që atëherë ai ka mbajtur pozicionin në të gjitha qeveritë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re